Temperatura fillojnë të bien, ky është moti deri në fundjavë

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

10.10-12.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale.

Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.