Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tension në protestën kundër emigrantëve në Afrikën e Jugut

Tension në protestën kundër emigrantëve në Afrikën e Jugut

Një protestë kundër emigrantëve në qytetin Alexandra të Afrikës së Jugut është shoqëruar me tensione, ndërsa banorë lokalë, të armatosur me shkopinj, u përpoqën të dëbonin persona që dyshoheshin se qëndronin në vend pa dokumente.

Sipas raportimeve, protestuesit ngacmuan dhe goditën disa emigrantë, ndërsa forcat e policisë ndodheshin pranë vendit të ngjarjes.

Nuk është bërë e ditur nëse ka të arrestuar apo të lënduar nga incidenti. /mesazhi