Tensione në OKB: Rusia i kërkon Gërvallës ta heq flamurin shtetëror, ndërpritet mbledhja

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën që po mbahet tani ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

E përfaqësuesi i Rusisë ka marrë përgjigje nga Britania e Madhe duke thënë se nuk ka asnjë arsye dhe se Britania nuk sheh arsye që kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka suspenduar mbledhjen e hapur virtuale për Kosovën për konsultime të mbyllura pas kërkesës së Rusisë.

Mbetet të shihet pas rifillimit të mbledhjes së hapur se çfarë do të ndodh lidhur me këtë çështje.