Tentimet për shfuqizimin e Speciales, të kota

Çështja e gjykatës speciale vazhdon të mbetet kryetema në vend.

Herë aprovohet e herë tentohet të anulohet, kjo ka sjellë indinjatë të madhe të Bashkimit Evropian dhe Amerikës të cilët kanë sjellë mesazhe të forta kundrejt politikës kosovare.

Njohësi i Çështjeve Politike në vend, Bekim Kabashi, në një prononcim për Tribuna Channel thotë se tentativat e disa prej liderëve politikë të Kosovës për shfuqizim të Speciales kanë qenë serioze.

Madje thotë se të njëjtit kanë qenë të bindur se kanë fuqinë për një gjë të tillë.

Ndërsa drejtori Ekzekutiv i Organizatës Çohu, Arton Demhasaj thekson se janë disa individë të cilët kanë si qëllim kryesor zhbërjen e kësaj gjykate për interesa të tyre personale.

Ndërsa profesori universitar Muhamed Kelmendi theksoi se tanimë gjithçka është vonë dhe se Specialja është punë e kryer.

E pozicioni i Bashkësisë Ndërkombëtare është i qartë. Specialja nuk duhet zhbëhet.