Tërmet i fortë godet qytetin turistik të Turqisë

Një tërmet me magnitudë 5.3 rihter ka goditur një zonë pranë vendpushimit Bodrum në Turqi.

Tërmeti goditi 15 km në juglindje të qytetit bregdetar të Egjeut në Bodrum, në një thellësi prej 10 km.

Sipas agjencisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti, i cili goditi vendin pak përpara orës 11:00 kishte një përmasë paraprake prej 4.9.

Banorët e Izmirit, qytetit të tretë më të madh të Turqisë, i ndjenë dridhjet nga tërmeti.

Bodrumi është një vendpushim popullor për turqit dhe të huajt. /MESAZHI/