Tërmet i fortë në Iran, ende nuk ka të dhëna për dëmet

Një tërmet prej 5.9 ballësh sipas Rihterit goditi të dielën provincën Kermanshah në perëndim të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA). Qendra Sizmologjike pranë Universitetit të Teheranit, tha se tërmeti u regjistrua me epiqendër rajonin e Gilani Garbin, në një thellësi prej dhjetë kilometrash. Epiqendra e tërmetit është në afërsi të kufirit Iran-Irak, duke bërë që të ndjehet edhe nga banorët e Bagdadit, Erbilit dhe Suleymaniyes. Ende nuk ka të dhëna për dëmet të cilat mund t’i ketë shkaktuar dridhja e tokës.