Tërmet i fuqishëm prej 8 ballësh godet Perunë

Një tërmet i fuqishëm me intensitet prej 8 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur Perunë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka ndodhur me epiqendër 80 kilometra në juglindje të rajonit Lagunas të shtetit jugamerikan, në thellësi prej 115 kilometrash.

Ende nuk janë dhënë informacione nëse tërmeti ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.