Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tërmet në Stamboll, metropoli në panik

Tërmet në Stamboll, metropoli në panik

Një tërmet me shkallë 5.7 Rihter tronditi qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, tha Instituti i Sizmologjik i vendit.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 70 kilometra në perëndim të Stambollit në Detin Marmara, në jug të qytetit të Silivri. Dëshmitarët thanë për Reuters se ndjenin se ndërtesat po dridheshin në qytet gjatë tërmetit, dhe banorët dolen nga banesat me panik .

Nuk raportohen viktima, e as dëme materiale, por frika e pas-goditjeve është ende e pranishme. /Mesazhi.com/