Ballina Lajmet Terroristët e YPG/PKK-së sulm ndaj civilëve në Afrin

Terroristët e YPG/PKK-së sulm ndaj civilëve në Afrin

Në afërsi të Xhindresit në zonën rurale të Afrinit në Siri, u plagos një grua si pasojë e sulmit të armatosur të terroristëve YPG/PKK-së ndaj automjetit të civilëve, të cilët dëshironin të strehoheshin në një vend të sigurtë. Gruaja u shpëtua nga Forcat e Armatosura Turke dhe u dërgua në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Një familje siriane e cila jetonte në një fshat në afërsi të Xhinderesit në Afrin, u sulmua nga terroristët e YPG/PKK-së, duke dashur që të ikin në fshatin Deyr Ballut, të cilin Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e pastruan nga terroristët.

Një grua u plagos si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj automjetit ku ndodheshin 3 persona, përfshirë edhe një fëmijë.

Pjesëtarët e TSK-së, pasi ofruan sigurinë në rajon, e dërguan gruan e plagosur qytetin Hatay të Turqisë.