Tesla përballet me pyetje nga rregullatorët për shkak të përditësimit të softuerit Autopilot

Rregullatori amerikan i sigurisë së automjeteve që heton sistemin e ndihmës së shoferit Autopilot të Tesla-s po kërkon një shpjegim për një ndryshim të softuerit që lejon shoferët të mbajnë duart larg timonit për më gjatë, duke rrezikuar aksidente, treguan dokumentet e publikuara të martën.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) urdhëroi Tesla-n t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me ndryshimin e Autopilotit dhe të paraqesë dokumente me një të ashtuquajtur urdhër special të datës 26 korrik. NHTSA nuk e detyroi Tesla-n të tërhiqte automjetet, transmeton Telegrafi.

“Relaksimi i këtyre kontrolleve… mund të çojë në mosvëmendje më të madhe të shoferit dhe neglizhencë të shoferit për të mbikëqyrur siç duhet Autopilotin”, NHTSA në letrën e saj drejtuar Tesla-s.

NHTSA pyeti se prodhuesin se kur u instalua përditësimi i softuerit, numrin e automjeteve të prekura, arsyen e instalimit dhe aksidentet e mundshme lidhur me softuerin.