Tesla raporton shitje rekord të makinave elektrike

Elon Musk, co-founder and chief executive officer of Tesla Motors Inc., attends a key delivery ceremony of the company's premium electric sedan Model S vehicles to customers in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2014. Tesla may partner with Toyota Motor Corp. again in the future, Musk said. Photographer: Yuriko Nakao/Bloomberg via Getty Images

Që nga fillimi i vitit Tesla shiti 310,048 makina krahasuar me 184,800 makina një vit më parë. Shumica e tyre ishin Model 3 dhe Model Y.

Tesla tha se kishte shitur një numër rekord makinash në tre mujorin e parë të 2022 pavarësisht sfidave me zinxhirët e furnizimit.

Prodhuesi i makinave elektrike tha se ka dërguar mëse 310 mijë makina tek blerësit në tre muajt e parë të këtij viti.

Ishte një shifër 70% më e lartë krahasuar me një vit më parë. Shefi ekzekutiv Elon Musk tha se kjo rritje erdhi pavarësisht problemeve të shumta me politikat e koronavirusit në Kinë ku Tesla operon të ashtuquajturën “Giga Fabrikë.”

Që nga fillimi i vitit Tesla shiti 310,048 makina krahasuar me 184,800 makina një vit më parë. Shumica e tyre ishin Model 3 dhe Model Y.

Prodhuesi më me vlerë në botë i makinave elektrike pritet të publikojë rezultatet e plota financiare për periudhën më 20 Prill.

Vitin e kaluar Tesla raportoi një fitim rekord prej 5.5 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian