Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj dënim të njësuar burgim nga Gjykata Speciale në Hagë për “pengim të drejtësisë”.
Ai është shpallur fajtor për trentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjithashtu është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës.
Thaçi është shpallur i pafajshëm për tentative për pengim të personave zyrtarë sipas pikës 3 të aktakuzës si dhe për mosbindje ndaj gjykatës sipas pikës 9 të aktakuzës.
Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 6 vjetëve për Thaçin.







