Thaçi dhe Vuçiq sot takohen në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me një marrëveshje normalizuese ndërmjet të dyja vendeve.

Nuk dihet për agjendën e takimit, vetëm se ky takimi do të ndërmjetësohet nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, nuk është bërë e ditur ora e takimit, megjithëse ai pritët të ndodh në mëngjes.

Presidenti Thaçi në Bruksel pritet të diskutojë edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, temë kjo e cila ka ngritur debat në opinionin publik.

Indeksonline do të raportoi për këtë ngjarje direkt nga vendi i ngjarjes.