Thaçi ia dorëzon raportin Ekipit për dialog, nuk ka draft-marrëveshje

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar kryesuesit e Ekipit Negociator për dialogun me Serbinë. Pas takimit, në një konference për media, kryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se presidenti Thaçi, i ka dorëzuar këtij ekipi raportin për bisedimet me Serbin. “Sot zoti Thaçi na ka dorëzuar zyrtarisht raportin për bisedimet me Serbinë. Ky është raport i presidencës për ekipin, nuk është dokument që u bë nga BE-ja as transkript i Thaçit që ka bërë në takimet në Bruksel. Me temat, siç janë të zhdukurit, trashëgimia kulturorë etje. Ne do ta dërgojmë në delegacionin shtetëror këtë dokument”, ka thënë Ahmeti, raporton lajmi.net. Po ashtu Ahmeti ka thënë se presidenti Thaçi ju ka thënë se nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Serbinë apo edhe me Brukselin. “Edhe në raport shkruan, po e konfirmoj edhe sot, ne takim Thaçi tha nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Serbinë apo edhe me Brukselin. Dhe konfirmuam qe deri me tani kanë ndodhur 3 plus 1 takime, ku janë diskutuar të gjitha këto çështje”, ka thënë Ahmeti.