Thaçi në konferencën përmbyllëse me gazetarë: Demarkacioni, kriter i padrejtë për liberalizimin e vizave

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën përmbyllëse për këtë vit me gazetarët, ka thënë se viti 2017 ishte vit i suksesshëm por edhe i sfidave për Kosovën.

“Viti 2017 ka qenë vit i suksesshëm dhe i disa sfidave jo të lehta. Po e përmbyllim këtë vit me numrin e njohjeve prej 115, dhe anëtarësimin në disa organizata ndërkombëtare. Kemi organizuar e dy palë zgjedhjeve, të lira dhe demokratike. Po ashtu kishim rritje ekonomike prej 4 për qind duke e përmbyllur këtë me nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”, ka thënë Thaçi.

Ai u shpreh se Kosova edhe vitin e ardhshëm do të hyjë me agjendë për konsolidim të brendshëm dhe të jashtëm të vendit.

Presidenti, ka thënë se u është mirënjohës mediave për punën e tyre, duke thënë se pa to puna e të gjitha institucioneve do të ishte e zbehtë.