Thaçi në SHBA për një vizitë disaditore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për, siç thotë ai, një vizitë zyrtare.

“Sapo arrita në SHBA për një vizitë disaditore. Do të kem takime me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, senatorë, kongresmenë, politikanë dhe miq të Kosovës. Kosova është e bekuar me mbështetjen amerikane. Zoti e bekoftë Kosovën, SHBA-në dhe miqësinë tonë të përjetshme”, shkruan Thaçi në Facebook.