Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar një event ndërkombëtar për një bisedë të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev.
“Në kuadër të ceremonisë së Inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, zhvillova një takim të shkurtër me Kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dmitry Medvedev”, njoftoi Thaçi.
Ai tha se e informoi Medvedevin për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon dhe kërkoi që të vendosin një komunikim fillestar midis dy vendeve .
“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Presidenti.








