Thaçi: Trepça dhe Ujmani mbesin në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se në rast të një marrëveshje me Serbinë, do të ketë një njohje reciproke mes dy vendeve.

Thaçi tha se do të ruhet shpirti dhe substanca multietnike e Kosovës.

“Do të hiqet vetoja ruse për Kosovën në OKB”, ka thënë Thaçi në Opinion.

Ai ka ritheksuar edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.

“Unë nuk do lejoj shkëmbim të territorit dhe as Srpska Republika në Kosovë. As Trepça, as Gazivoda nuk do jenë në shkëmbim. Definitivisht nuk do të ketë ndarje të territoreve. Jam skeptik që do arrihet një marrëveshje e shpejtë, por duhet të punojmë”.