Theret me thikë një 37 vjeçar në Prishtinë

Një 37 -vjeçar është therur me thikë sot rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një incident në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria në Prishtinë.“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informacion për një incident në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Me të marrë informacionin policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë. Në këtë rast nga arma e ftohte thike lëndime trupore ka pesuar viktima J.B, 37 vjeç, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Hetuesit policor të stacionit Qendra po merren me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti.