Theret me thikë një person në Prizren

Një person gjersa ishte në veturën e tij është sulmuar me thikë nga një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren dhe viktima po merr tretman mjekësor, njofton Klan Kosova.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Prizren, Vesel Gashi.

“Sonte rreth orës 21:50 minuta në afërsi te pompës se vogël IP ne Prizren, është lënduar një person ne koke ku dyshohet te jetë lënduar me një mjet te mprehta (thikë),në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe emergjenca ,personi i lënduar është duke i trajtuar në emergjencë. Njësitë policore janë duke u marr me këtë rast ,akoma nuk kemi persona te arrestuar, për detaje tjera do te njoftoheni”.