Threads fillon lançimin e opsionit për kërkimin e postimeve

Më përpara ishte i mundur vetëm kërkimi i përdoruesve të tjerë në platformë. Funksionaliteti ka filluar të shfaqet për disa përdorues pas përditësimit.

Aplikacioni Threads i Instagram po lançon opsionin për të kërkuar postime për më shumë përdorues. Përmes një postimi në platformë, CEO i Meta Mark Zuckerberg tha se funksionaliteti po bëhet i disponueshëm për pjesën më të madhe të vendeve Anglisht dhe Spanjisht folëse ndërsa më shumë vende mund ti bashkohen.

Threads filloi testimin e funksionalitetit në Australi dhe Zelandën e Re në Gusht ku përdoruesit mund të kërkojnë postime bazuar në një fjalë kyçe specifike.

Më përpara ishte i mundur vetëm kërkimi i përdoruesve të tjerë në platformë. Funksionaliteti ka filluar të shfaqet për disa përdorues pas përditësimit.

Kur bëni një kërkim, aplikacion shfaq një listë përdoruesish me temin tuaj specifik. Megjithatë duke zgjedhur opsionin “Search for” në krye ju jep mundësinë të shfletoni përmes postimeve që përmbajnë fjalën kyçe.

Mund ta shikoni si funksionin opsioni në imazhet e paraqitura më lart dhe e bën gjetjen e postimeve të reja shumë më të lehtë.