Ti i veqante…

Nderim Ajdari

Ti domosdoshmerisht je më i veqante së të gjithë…

Të shprehem keshtu ” i veqante” sepse çdo njëri është ndryshe nga tjetri, por TI… ti në veqanti ke dhunti të veqanta..

Mos me pandeh si njëri që të shoh si ngushëllim për shoqërine, mos të lutem…, sepse më lëndon nëse ti mendon kështu.

Po e them i veqante për faktin së përnjemënd je i veqant në rrethin tim shoqeror, sa që me beso së kam gjetë shumë vyrtyte të veqanta tek ti, e me bënë të meditojë shumë hërë gjendjën time..

Ahh sa shumë do të doja që t’a shohesh vetëm një hërë me syt e mi, vetën tende… sa do lumturoheshe.

Unë e di se ka shumë veshtirësi jeta, sepse e tille është e shkreta, nuk ka njëri në bote që nuk është perplasur me dhimbje, merzi, nervoze, shqetësim, stres e ngarkese, por më beso ti je ndryshe, për kunder gjithçkaje dhe çdo veshtirësije që të ka perballur jeta me ka admiruar çdo hërë menyra se si Zoti të krijoj dhe të dha fuqinë e brendshme që ti të na tregosh fuqinë e zemrës tende..

Inspirim për vazhdim jetë je ti, me beso dhe jetësoji shkronjat që shkruaj për ty, sepse nëse vetëm me lexon e nuk me ndjen në shpirt, nuk do arrish kurr të kuptosh atë gjënë e veqante që ti ke, e që unë e shoh.

Ti njëri i veqante, ta kam nevojen çdo dite të kësaj jetë, njëlloj sikur çdo lule që rritet duke u ujitur me uje dhe dashuri, ne njerëzit rritemi duke shikuar njerëz te veqante e që thellë në zemrën e tyre veq Zoti e din se çka mbin, e që realisht krijesat e Tij i bënë të kuptojnë sa e bukur është jeta me ju..

Lumturi e ndere që të kam ty, e në veqanti i falem nderit tuaj, e që me mban më këmbë në toke si rikujtim dhe mesazh nga Zoti se je VEQANTIA me e mrekullueshme e Krijuesit të kësaj bote.

Mos harro çdo gjë e ka një fshehtësi, e çdo gje vetëm Zoti e di!

~ Pjese nga ditari “Autor Islam”~

Dedikuar Nderim Ajdarit…