Ti ke nevojë për agjërim!

Hoxhë Husamedin Abazi

Agjëro, sepse ti ke nevojë për të, jo agjerimi për ty dhe as Allahu nuk ka nevojë për agjerimin tënd. Ti ke nevojë t’i bindesh Allahut, ti ke nevojë për mëshirën e Tij, ajo arrihet duke e kënaqur Ate me zbatimin e urdhëresave të Tij.
Vallahi Allahu është i panevojë, s’ka nevojë për asgjë, Ai është i Plotfuqishëm dhe i Pastër nga të metat. Ai për shkak që është i Mëshirshëm na ka bërë këtë muaj mëshirë dhe shpërlarje të mëkateve. Jo se i duhet Atij që ne tē mos ushqehemi. Ai do që ne t’ia dim vlerën begative që na dhurohen dhe Ai do që ne të jemi të kulturuar kundrejt Tij, të jemi falenderues edhe pse Ai nuk ka nevojë për falenderimin tonë. Ta duam dhe ta adhurojmë jo pse Ai ka nevojë por ne kemi nevojë.
Ne kemi nevojë për mbështetje, ne kemi nevojë për fuqi, ne kemi nevojë për qetësi dhe askund tjeter nuk ka burim për të gjitha nevojat tona përveç tek Allahu.
Ai Allahu është i urti, i Gjithëdituri. Ai e krijoi sistemin tonë të organeve, Ai e krijoi nevojën e të qenurit të uritur dhe Ai na porositi që ta lëm ushqimin për një kohë të caktuar, Ai e di se a mundemi ne apo jo, a mundet organizmi ynë ta përballoj këtë sfide apo jo. E kush do ta kishte ditur më mirë nëse jo Krijuesi i të gjitha sendeve. Nëse jo Ai kush?! Jo askush, Ai është i Drejti, Ai nuk na bënë padrejtësi. Ai është i Mëshirshmi dhe Ai na do tê mirën neve. Andaj t’i bindemi Atij në këtë obligim siç është agjërimi, mos ta lëm anash! po ashtu as namazin mos ta harrojmë.
O Zot i ynë, o Allah, posedues i të gjithë emrave më të bukur, na dhuro paqe, dashuri, dituri, urtësi, shëndet dhe iman. Na dhuro virtyte të larta si robër të tu që jemi, na mëshiro sepse me të vertete meshira jote e tejkalon hidherimin tend, mos na turpero ate dite kur sdo te beje dobi askush pervec veprave te mira dhe meshira jote. Amin ya Rabb.