Aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër përdoret nga thuajse gjysma e Amerikanë dhe muajin e kaluar u bllokua për disa orë pasi ligji për dëbimin e platformës nga SHBA hyri në fuqi më 19 Janar.
TikTok u rikthye në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në Shtetet e Bashkuara pasi Presidenti Trump vendosi të shtyjë bllokimin e rrjetit social Kinez në ekonominë më të fortë të botës.
Aplikacioni i videove me metrazh të shkurtër përdoret nga thuajse gjysma e Amerikanëve dhe muajin e kaluar u bllokua për disa orë pasi ligji për dëbimin e platformës nga SHBA hyri në fuqi më 19 Janar.
Ky ligj kërkonte që kompania ByteDance që kishte në pronësi TikTok duhej ose ta shiste aplikacionin ose të përballej me dëbim. Një ditë më pas Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke shtyrë bllokimin edhe me 75 ditë të tjera duke lejuar TikTok të vijonte operacionet normalisht në SHBA.
TikTok, aplikacioni i dytë më i shkarkuar vitin e kaluar në SHBA, tha ditën e Enjte se versioni i fundit tashmë ishte i disponeshëm për shkarkim. Kjo vonesë erdhi si rezultat i pamundësisë të Apple dhe Google për të hostuar aplikacione që ndalohen me ligj.
TikTok pati më shumë se 52 milionë shkarkime në vitin 2024, sipas firmës së inteligjencës së tregut Sensor Tower.
Rreth 52% e shkarkimeve totale të tij ishin nga Apple App Store, ndërsa 48% ishin nga Google Play në SHBA vitin e kaluar, tha Sensor Tower.