Tensioni para parlamentit që nuk korrespondon me paqen imponuese të mbrëmjeve
Një tjetër protestë me nuanca tensioni u mbajt para paramentit, në ditën e seancës plenare, ku deputetët u shënjestruan sërish me vezë. Në këtë rast nuk është fjala për familjarë të mirëfilltë, nga ata që i japin nur dhe vërtet frymëzim protestave të mbrëmjeve në bulevard, por për atë grupim kryesisht të rinjsh që duan dhe një lloj imponimi me metoda të tjera ndaj politikës.
Në këtë rast është fjala dhe për përdorim të akteve të ndryshme fizike, gjë që çon më pas dhe në reagime policore.
Kështu, këtë të enjte Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës, ndërkohë që protestuesit u kundërpërgjiën duke goditur me vezë, domate dhe shishe uji në drejtim të uniformave blu, pra, duke i parë dhe ata të njëtrajtësuar me figurat politike.
Përplasjet nisën pasi protestuesit tentuan të çajnë kordonin policor, me qëllim për t’u zhvendosur në drejtim të godinës së Kuvendit. /tesheshi.com/








