Tottenham – Liverpool, formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve do t’iu dhurojë një tjetër natë të paharruar futbolli tifozëve të këtij sporti gjithandej nëpër botë, e në veçanti në Evropë.

Tottenham Hotspur dhe Liverpool do të takohen në ‘Wanda Metropolitano’, për të zhvilluar finalen e madhe të Evropës.

Ndeshja mes dy skuadrave angleze fillon nga ora 21:00, shkruan lajmi.net.

Te Tottenham, edhe pse është përfshirë në skuadër Harry Kane, sulmuesi ende nuk e ka të sigurt nëse do të fillojë nga minuta e parë këtë finale.

Në anën tjetër, Liverpool ka marrë një lajm të mirë, me Roberto Firminon që është i gatshëm për lojë.

Formacionet e mundshme:

Spurs: Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose; Winks, Sissoko; Eriksen, Alli, Son; Kane

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mané