Tottenhami me ofertë zyrtare për dyshen e Interit

Mesfushori Marcelo Brozoviq dhe mbrojtësi i krahut, Denzel Dumfries, mund të jenë largimet befasuese nga skuadra e Interit gjatë këtij muaji.

“Calciomercato” raporton të enjten se Interi po e shqyrton ofertën e Tottenhamit që e ka bërë për dy futbollistët.

Mësohet se Tottenhami ka ofruar zyrtarisht 105 milionë euro për dy futbollistët, shërbimet e të cilëve po synon t’i sigurojë në këtë afat kalimtar. Për holandezin Dumfries ka ofruar 50 milionë euro, ndërsa 55 tjera për kroatin Brozoviq. Dumfries 26-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, ndërsa Brozoviq 30-vjeçar deri në verën e vitit 2026. Për dallim prej Brozoviqit që këtë sezon ka vetëm dy gola, Dumfries krahas dy golave të shënuar në të gjitha garat ka shtuar edhe tri asistime.