Trafiku i Twitter është në pikiatë

CEO i Cloudflare Matthew Prince ndau një grafik që tregon rënien konstante të trafikut të Twitter që prej Janarit 2023 duke prekur nivelin më të ulët në Korrik.

Përdoruesit e Twitter nuk kanë pasur eksperiencën më të mirë në muajt e fundit për shkak të vendimeve kontroverse të biznesit nga Elon Musk përfshirë reduktimin e numrit të cicërimave që mund të shikoni çdo ditë.

Përtej kësaj, aplikacioni i ri rival i Twitter zhvilluar nga ekipi i Instagram Threads po i afrohet 100 milionë përdoruesve në më pak se një javë nga debutimi.

Kjo ka bërë që trafiku i Twitter të binte globalisht.

CEO i Cloudflare Matthew Prince ndau një grafik që tregon rënien konstante të trafikut të Twitter që prej Janarit 2023 duke prekur nivelin më të ulët në Korrik.

Prince nuk hyri në detaje pse trafiku i Twitter ka pësuar rënie, por analiza të tjera të të dhënave japin një panoramë të ngjashme përfshirë Ahrefs dhe Statista.

Kjo e fundit pretendon se vizitat globale të Twitter janë nga 6.9 miliardë në Janar të 2023 në 6.4 miliardë në Prill të 2023.

Dhe nuk është vetëm platforma që po pëson rënie trafikut. Disa përdorues janë ankuar për kufizimet e vendosur nga kompania e Elon Musk nga heqja e API-ve pa pagesë tek bllokimi i rivalëve etj. Nga ana tjetër Threads po përgatitet për lançimin e më shumë funksionaliteteve dhe nuk ka në plan të kërkojë para nga përdoruesit. /