Trajneri i Vikingur: Ndeshja e nesërme do të jetë historike

Trajneri i klubit futbollistik Vikingur, Erik Hantze ka thënë gjatë një konference për media sot në Mitrovicë, se ai dhe ekipi i tij janë jashtëzakonisht të kënaqur me pritjen dhe kushtet këtu, dhe sipas tij loja e nesërme do të jetë historike.

“Loja e nesërme është e rëndësisë shumë të veçantë për ne, ose edhe historike mund të them. Ne kemi një plan të cilin nuk do ta bëjmë publik dhe shpresojmë në rezultat pozitiv për ne”, ka thënë Hantze.

Vikingur ndeshët nesër në Mitrovicë me Trepçën ’89 në garat kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Vikingur takimin e parë e ka fituar si vendas, me rezultat 2–1.