Trajtimet mjekësore në Ramazan dhe efekti i tyre në agjërim

Prof. Driton Arifi

Pa i ngarkuar agjëruesit me diskutime të gjata juridike islame mund të themi se:
1.Pompa e asmës, pompa e oksigjenit, anestezioni, inhalimi nuk e prishin agjërimin.
2.Insulina dhe ineksionet tjera intramuskulare (që merren në muskuj, apo vena) nuk e prishin agjërimin. Ndërsa infuzionet (ineksionet intravenoze dhe vitaminoze) e prishin atë.
3.Pikat e syrit, të veshit, dhe spërkamat e hundës (pa gëlltitur mbetjet eventuale poshtë në lukth), nuk e prishin agjërimin.
4.Gërryerja, mbushja, heqja dhe mbjellja e dhëmbit nuk e prishin agjërimin, por duhet të kujdesemi që të mos e gëlltisim lëngun që eventualisht futet në gojë gjatë punës së dentistit.
5.Kapsulat-pilulat që vendosen nën gjuhë për lehtësim të shtërngimeve të gjoksit (angjina) ose hipertensionit, nuk e prishin agjërimin.
Agjërim të lehtë e të pranuar!

Prof. Driton Arifi