Lëvizja erdhi ndërsa bursa ka planifikuar të rikthejë BTC tek kreditorët përpara muajit Tetor.
Bitcoin ra me 2 përqind ditën e sotme pasi disa portofolë që mendohet se i përkasin bursës së kolapsuar të kriptmonedhave Mx. Gox zhvendos 107,547 BTC me vlerë 7.3 miliardë dollarë në një portofol tjetër të panjohur përmes një serie transaksionesh.
Lëvizja erdhi ndërsa bursa ka planifikuar të rikthejë BTC tek kreditorët përpara muajit Tetor.
Llogaria e gjurmimit të blockchain në X, Whale Alert postoi lëvizjet e bëra më 28 Maj duke theksuar se 6 transaksione kishin zhvendosur 32,499 BTC në vetëm një orë.
Transfertat u bënë nga disa portofolë të ftohtë të Mt. Gox. Të gjitha drejtonin tek një portofol i vetëm i cili mban 107,547 BTC me vlerë 7.29 miliardë dollarë në momentet që shkruajmë.
Kjo lëvizje bëri që Bitcoin të humbte 2 përqind të vlerës tregojnë të dhënat e CoinMarketCap.
Rreth 9.4 miliardë dollarë Bitcoin i përkasin 127,000 kreditorëve të Mt. Gox të cilët kanë pritur prej mëse 10 vitesh pasi bursa kolapsoi në 2014-ën përballë disa serive të hakimit.
Afati i fundit i rikthimit të Bitcoin tek pronarët nga Mt. Gox është data 31 Tetor. /








