Transmetuesit e Twitch tashmë mund të ndalojnë që përdoruesit e bllokuar të shohin transmetimet e tyre

Kur të debutojë në javët në vijim, funksionaliteti i ri do të bëhet pjesë e mjeteve të bllokimit të Twitch ku përdoruesit e bllokuar automatikisht privohen nga shikimi i një transmetimi.

Mjetet e dëbimit të Twitch kanë qenë në dispozicion prej vitesh por platforma do tu japë transmetuesve më shumë kontroll se kush mund të shohë videot e tyre.

Në përditësimin më të fundit, kompania njoftoi se transmetuesit tashmë mund të bllokojnë shikuesit e dëbuar nga shikimi i videove të tyre.

Nëse moderatorët ose transmetuesit aktivizojnë funksionalitetin, shikues e dëbuar nuk mund të shohin një transmetim live të personit që i ka bllokuar krahas pamundësisë për të shkuar në bisedën në kohë reale.

Kur të debutojë në javët në vijim, funksionaliteti i ri do të bëhet pjesë e mjeteve të bllokimit të Twitch ku përdoruesit e bllokuar automatikisht privohen nga shikimi i një transmetimi.

Funksionaliteti nuk do të jetë i aktivizuar automatikisht dhe transmetuesit duhet ta aplikojnë vetë.

Normalisht funksionon vetëm për përdoruesit e dëbuar që janë të kyçur në llogarinë e tyre dhe nuk ka një mënyrë për të parandaluar që përdoruesit pa qasje në llogarinë të tyre të shohin transmetimet live.