Trazira në Egjipt, dhjetëra të vrarë

Të paktën gjashtë ushtarë egjiptianë dhe 24 sulmues janë vrarë në një seri sulmesh në disa postblloqe të sigurisë në Sinain e veriut.

Lajmin e bënë të ditur zyrtarët e sigurisë dhe spitalit. Dhjetra militantë përdorën armë të rënda dhe mortaja për të kryer një sërë sulmesh rreth qytetit Shejh Zweid.

Për ti zmbrapsur sumuesit u përdorën helikopterët Apache, tha agjencia e lajmeve Associated Press.

Egjipti ka qenë në gjendje të rëndë që nga rrëzimi i presidentit të zgjedhur, Muhamed Mursi. Anarkia dhe pasiguria ka trazuar vendin qysh kur ushtria e moi pushtetin me dhunë duke vrarë dhe burgosur mijëra qytetarë. /MESAZHI/