Tre persona arrestohen për dhunë në familje

Tre persona janë arrestuar në Kosovë ditën e enjte për shkak të dhunës në familje.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Klinë dhe Malishevë ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.

Gratë e sulmuara kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Personit të arrestuar në Klinë i është gjetur edhe një sasi e substancës narkotike.