Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Tre të vdekur në garën Rally në Francë, vetura përplaset me shikuesit

Tre të vdekur në garën Rally në Francë, vetura përplaset me shikuesit

Tre spektatorë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë në një aksident që ndodhi gjatë një gare rally në rajonin Puy-de-Dôme, Francë.

Policia franceze njoftoi se gjatë garës pranë qytetit Ambert, një nga veturat doli nga rruga dhe u përplas me një grup shikuesish. La të vdekur një 70-vjeçar, një 60 dhe një 44.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 10:30 në Les Cros, në komunën Saint-Just. Mjeti doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e dy personave. Një tjetër u transportua me helikopter në spitalin Clermont-Ferrand. Shoferi i makinës pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në spitalin e Ambertit. Shtatë persona të tjerë pësuan shok, por nuk u lënduan”, bënë të ditur organizatorët.