Tregimi për vajzën e vogël shoqja e së cilës është Surja Mulk!

Pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është: “Cila sure do të bëhet miku ynë më i mirë këtë ditë?”

Vite më parë, nxënësja ime gjashtëvjeçare e klasës së parë më tha:
“Mësuese, mësuese! Do të doja të lexoja suren Mulk para klasës!”
“Në pushime, inshallah”, i premtova.
Ora e tregimeve ishte në fund të ditës, ndërsa nxënësja e vogël nuk mund të priste.
Ishte aq e padurueshme, sikur pas shumë kohësh do të takonte shoqen e saj më të mirë.
Kaloi një orë nga kërkesa.
“Mësuese!” bërtiti përsëri ajo. “Të lutem, a mund ta lexoj suren tani?” Nuk mund te pres më!”
“Qetësohu, do ta lexosh edhe pak”, u përpoqa ta inkurajoja.
Erdhi koha e matematikës. Qëndroja pranë tabelës, duke shpjeguar operacione të reja matematikore. Nga rreshti i parë dëgjohej një zhurmë e lehtë. Nxënësja e vogël po përsëriste suren Mulk me zë të ulët, këtë vazhdoi ta bënte gjatë gjithë orës.
Erdhi koha e drekës.
“Mësuese, mësuese! “Nuk mund të pres më”, tha ajo me padurim.
“Kanë mbetur edhe dy orë të tjera”, iu përgjigja.
Nxënësja qëndronte në radhë për të ngrënë dhe po përsëriste suren Mulk. Ajo e përsëriste atë duke ecur nëpër klasë, në korridor, gjatë pushimeve dhe duke pritur fillimin e një ore të re.
Sura Mulk ia kishte mbërthyer plotësisht vëmendjen asaj. Ajo ndiente një dëshirë të fortë, të pangopur për të qenë në shoqërinë e saj.
Më në fund, erdhi koha e tregimeve.
“Sejjida”, e thirra. “Është koha.”
Sejjida qëndroi para klasës. Vajza e vogël e cila kaloi gjithë ditën duke lexuar, duke jetuar dhe duke dëshiruar suren Mulk, më në fund filloi leximin e Fjalës së Allahut.
Dashuria e saj për suren Mulk e konsumoi atë; ajo u lidh me të ndërsa ishte ulur në klasë, e bëri shoqëruesen e saj teksa ecte nëpër shkollë dhe kënaqej me shoqërinë e saj derisa priste në radhë.
Atë ditë, Sura Mulk u bë shoqja e saj më e mirë. Ajo e shijoi çdo moment në shoqërinë e saj.

Pyetjet që duhet t’i bëjmë vetes është: “Cila sure do të bëhet miku ynë më i mirë këtë ditë?”
Le të hapim Kuranin dhe zemrat tona, të lejojmë që libri i Allahut të jetë miku ynë më i mirë, një mik që do të jetë gjithmonë pranë nesh, një mik që vazhdimisht do të na ngushëllojë dhe do të na gëzojë.
Kur’ani na pret që ne t’i kthehemi atij, atëherë çfarë presim? /islamgjakova