Tregu i rrjeteve sociale

Hoxhë Halil Avdulli

Shumë intelektualë, shkrimtarë dhe ekspertë ankohen se nuk ju kushtohet boll vëmendje shkrimeve dhe postimeve të tyre në rrjetet sociale dhe se shumica dërmuese e njerëzve ju kushtojnë rëndësi çështjve të parëndësishme dhe sipërfaqësore.

Kjo është e vërtetë, por nuk duhet të harrojmë se rrjetet sociale i ngjajnë një tregu të madh, në të cilin njerëzit zakonisht kërkojnë mallra të lira, ndërkaq vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë mundësi dhe hulumtojnë artikuj markë të nivelit të lartë dhe të shtrenjtë.

Po kështu është situata në rrjete sociale, ata që postojnë shkrime dhe postimet të pasura dhe cilësore duhet të kuptojnë se ndjekësit e tyre janë si ajo pakica që hulumton artikujt markë dhe jo sikur shumica që preferojnë gjëra të lira.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë intelektualët nuk arrijnë popullaritet në rrjetet sociale, pasi disa prej tyre gëzojnë një popullaritet të madh, sepse janë në gjendje të ndërthurin thjeshtësinë dhe cilësinë, sepse nuk u drejtohen njerëzve vetëm nga zyret e tyre, por zbresin në teren, radhiten, ndjejnë dhimbjen dhe ndjenjat e tyre dhe ua përcjellin të gjithëve me entuziazëm dhe me një gjuhë të thjeshtë larg filozofisë, ngarkesës dhe ftohtësisë.

Nga: Halil Avdulli