Treni i parë eksportues i nisur nga Turqia mbërrin në Kinë

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu njoftoi se treni eksportues që u nis nga Stambolli ka përfunduar pa ndërprerë udhëtimin e tij në qytetin Xi‘an të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Treni ynë eksportues drejt Kinës përfundoi pa ndërprerë udhëtimin e tij nga rajoni Çerkezköy i Stambollit për në qytetin Xi‘an të Kinës. Treni eksportues në Kinë i cili i përcolli botës fuqinë logjistike të Turqisë në çdo qytet ku ai kaloi, është fitorja jonë në transportin hekurudhor”, tha ministri Karaismailoğlu në një postim nga llogaria e tij në Twitter.