Radiotelevizioni Publik i Turqisë (TRT) filmoi burgun në Bazën Ajrore Bagram në Afganistan, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) e zbrazën brenda natës në fillim të muajit korrik.
Burgu në Bazën Ajrore Bagram ka lënë shenja të këqija në memorien e shumë afganëve.
“TRT Haber” hyri në atë burg, i cili është rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Kabul, dhe filmoi qelitë ku të burgosurit afganë qëndruan deri pak kohe.
Duke folur për “TRT Haber”, disa afganë thanë se ata u mbajtën në burg në Bazën Ajrore Bagram për shumë vite pa u akuzuar.
Afganët, të cilët deklaruan se iu nënshtruan torturave të rënda në burg, deklaruan se ata fituan lirinë pasi ushtarët amerikanë u larguan nga baza duke thyer dyert. /trt