Trump: Është koha të njohim Golanin si territor të Izraelit

Presidenti Donald Trump u shpreh se ka ardhur koha që SHBA të njohë sovranitetin e Izraelit në pjesën e Golanit të pushtuar. 

Në një postim në Twitter, lideri amerikan deklaroi se “njohja e rrafshnaltës ishte me rëndësi kritike, strategjike për Izraelin dhe për rajonin.”

“Pas 52 vitesh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit, që është e një rëndësie strategjike dhe të sigurisë për Izraelin dhe stabilitetin rajonal”, shkroi presidenti amerikan, Donald Trump.

Izraeli e zbatoi administratën dhe ligjin për Golanin në vitin 1981, por qeveritë e tjera nuk e njohën aktin.

Siria vazhdimisht ka kërkuar të rifitojë sovranitetin mbi rajonin.

Pas reagimit të Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri një postim në Twitter ku shkruajti: “Në një kohë kur Irani kërkon të përdorë Sirinë si një platformë për të shkatërruar Izraelin, Trump pranon me guxim sovranitetin izraelit në Golanin e pushtuar”.