Një fushatë me plot provokime dhe si pasojë reagime
Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, humbi toruan në skenë pasi një provokator e ndërpreu në mes të fjalisë gjatë një tubimi në Florida. Në minutat e para të tubimit në Daytona Beach, Florida, Trump u ndërpre nga një provokator i cili bërtiti me zë të lartë, por mikrofonat nuk regjistruan se çfarë bërtiti saktësisht ai person nga tribunat.
Megjithatë, shpërthimi i Trump ishte shumë i dëgjueshëm.
“Hesht! Hesht, budalla!”, gjëmoi Trump. “Hesht, humbës! Çfarë humbësi. Largojeni që këtej,” vazhdoi Trump.
Trump më pas heshti, duke tundur kokën me zemërim ndërsa turma brohoriste rojet e sigurisë. Ky nuk ishte incidenti i vetëm gjatë tubimit; Trump pretendoi se një protestues tjetër ishte paguar.
“Protestues i paguar,” bërtiti ai ndërsa rojet e sigurisë e nxorën jashtë. “Protestues i paguar. I kemi të gjitha të regjistruara, kemi emrat, kemi gjithçka. E dimë burimin. Ata marrin 250 dollarë, përfundojnë në stacionin e policisë dhe ua shkatërrojnë jetën. Sa budallenj janë?”
Trump ndërpritet nga një protestues i tretë gjatë tubimit të tij në Florida:
“Nuk ka pasur kurrë kaq shumë emocione për një zgjedhje të mesmandatit – Mbylle gojën, mbylle gojën. Idiot. Mbylle gojën. Dështak.”
Trump u shfaq dukshëm i irrituar në skenë, duke pasur parasysh se është ndërprerë disa herë këtë muaj nga provokatorë. Në Kansas, fjalimi i tij u ndërpre gjashtë herë. Në Ohio, një protestues u tha të gjithëve: “Trump hipi në aeroplanin e Jeffrey Epstein!” Në Misisipi, një provokator bërtiti: “Ngjite atë korridor me atë prapanicën tënde të trashë!”
Të premten, rreth 40 minuta pas fillimit të fjalimit të tij të pakuptimtë, Trump u ndërpre përsëri nga provokatorë. Gjatë fjalimit, Trump, ndër të tjera, u ankua për Çmimet e Akademisë (sepse fituesit guxojnë ta kritikojnë atë) dhe sugjeroi që Robert De Niro të mos luante në komedi. Trump përsëriti gjithashtu mesazhin e tij më të çuditshëm përmbyllës për votuesit këtë cikël zgjedhor – një koment në lidhje me fizikun e senatorit të Ohajos, Jon Husted. Husted është një ish-lojtar futbolli universitar dhe presidenti amerikan nuk pushon kurrë së foluri për të pasmet e tij. /tesheshi.com/





