Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar kryeministrin britanik, Keir Starmer, për mungesën e mbështetjes ndaj luftës së tij kundër Iranit, duke e cilësuar këtë si “një gabim të madh”, transmeton Anadolu.
“Ai nuk ka qenë mbështetës. Dhe mendoj se kjo është një gabim i madh. E dini, ata fitojnë shumë para nga tregtia me SHBA-në”, u tha presidenti Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse mendimi i tij për kryeministrin Starmer ka ndryshuar
“Isha i zhgënjyer, sepse Keir ishte i gatshëm të dërgonte dy aeroplanmbajtëse pasi ne fituam”, tha Trump, duke shtuar se i kishte thënë kryeministrit britanik të dërgonte “disa anije për pastrimin e minave dhe nuk kemi nevojë për aeroplanmbajtëset tuaja”.
“Fatkeqësisht, Keir nuk është Winston Churchill”, shtoi ai.
Presidenti amerikan gjithashtu kritikoi politikat e emigracionit dhe energjisë të kryeministrit britanik, duke i cilësuar si “katastrofë”.
“Ju keni lejuar miliona e miliona njerëz të hyjnë në vendin tuaj që nuk duhet të jenë aty. Dhe, meqë ra fjala, kjo po ndodh në të gjithë Evropën”, tha Trump.







