Trump: India dhe Pakistani në situatë shumë të rrezikshme

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me situatën akutale mes Indisë dhe Pakistanit, si rrjedhojë e sulmit të madh militant në Xhamu dhe Kashmir javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA)..

“Aktualisht mes Pakistanit dhe Indisë, mbretëron një situatë shumë e keqe, një situatë shumë e rrezikshme”, u tha Trump gazetarëve.

Tensionet mes dy fqinjëve që janë të armatosura edhe me koka bërthamore u shtuan pasi paraprakisht India fajësoi Pakistanin për sulmin e 14 shkurtit, në të cilin një mjet shpërthyes u përplas në një autobus me paraushtarakë në qarkun të Pulwama në Xhamu dhe Kashmir, ku si pasojë mbetën të vrarë 40 trupa indiane.

Islamabad zyrtar mohoi akuzën, dhe ofroi përfshirje në një hetim, me kusht që Nju Delhi të ofrojë prova të mjaftueshme.

“Shumë njerëz u vranë. Duam që kjo punë të marrë fund”, tha Trump për sulmin në Pulwama.

Presidenti amerikan tha se administrata e tij po bisedon me autoritetet e të dyja vendeve.