Trump – mediave: “Jam person shumë inteligjent”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se lajmet për të dhe punën e tij, të transmetuara nga mediat amerikane, nuk janë të sakta dhe nuk përshtaten me të vërtetën.

“Mediat tentojnë të tregojnë pasqyrën për Donald Trump, ndryshe nga realiteti”, deklaroi Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se disa media po tentojnë ta tregojnë si “të pasjellshëm”.

“Unë kam shkuar në një nga shkollat ‘Ivy League’. Isha student i mirë dhe i suksesshëm. Unë jam person shumë inteligjent”, tha Trump, duke akuzuar edhe një herë disa media të caktuara se “nuk janë korrekte në raportimin për të dhe punën e tij”.

Presidenti amerikan nuk është në raporte të mira me mediat kryesore amerikane që kur erdhi në Shtëpinë e Bardhë. /AA/