Trump refuzon përqafimin me Macron

epa07154818 French President Emmanuel Macron (R) greets US President Donald J. Trump (L) upon his arrival at the Elysee Palace in Paris, France, 10 November 2018. US President Trump along with other Heads of States and Governments will join on 11 November the commemoration ceremonies for their countries' fallen WW1 soldiers in France. EPA/IAN LANGSDON

Përqafimet e vazhdueshme dhe shkëmbimet e përzemërta me presidentin francez, Emmanuel Macron, që kishin shënjuar vizitën e presidentit amerikan, Donald Trump në Paris, më 14 korrik 2017, tashmë janë larg.

Me mbërritjen në Elize’, për takimin e tyre të parë ballë për ballë, Trump dhe Macron janë parë të tensionuar.

Sidomos, presidenti amerikan, Donald Trump u pa i zymtë, edh pse Macron, u përpoq ta përqafojë apo t’i prekë krahun në shenjë miqësie.

Debati i fundit mes të dyve, pas mosmarrëveshjeve për Marrëveshjen e Parisit për Klimën, për tregtinë dhe për Iranin, ka lidhje me financimin e NATO-s dhe ushtrinë europiane, që sipas Trump peshojnë shumë nga pikëpamja e shpenzimeve për SHBA-në.

Trump ndodhet në Francë për ceremonitë e organizuara për 100-vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, ku do të marrin pjesë edhe shumë liderë botërorë./ ATSH-ANSA