Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Trump: SHBA-ja do të “merret me Kubën” gjatë kthimit nga Irani

Trump: SHBA-ja do të “merret me Kubën” gjatë kthimit nga Irani

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-ja do të merret me Kubën pasi të përfundojë çështjen e Iranit, transmeton Anadolu.

“Do të merremi me Kubën gjatë kthimit nga Irani. Do të bëjmë një ndalesë të shkurtër”, tha Trump në një tubim në shtetin e Floridës.

Presidenti amerikan vijoi duke përshkruar një skenar në të cilin anijet amerikane kalojnë pranë Kubës dhe njëra prej tyre ndalon afër bregdetit të ishullit, përpara se të sugjeronte se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të dërgohej për të përmbyllur një marrëveshje.

“Në fakt, ajo që do të bëjmë me Kubën është se, kur të kthehemi nga Irani, ato anije të bukura do të kalojnë pranë Kubës. Do të ndalojmë njërën prej tyre rreth 50 jardë larg bregdetit. Ata do t’i ngrenë duart lart dhe më pas do ta dërgojmë Marco Rubion për ta përfunduar marrëveshjen”, tha ai.