Trump: SHBA-ja do të pezullojë përgjithmonë migracionin nga “vendet e botës së tretë”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paraqitur vizion të ri për imigracionin, duke shpallur pezullim të përhershëm të migracionit nga ato që ai i përshkroi si “vendet e botës së tretë”, transmeton Anadolu.

“Edhe pse kemi përparuar teknologjikisht, politika e imigracionit i ka gërryer këto përfitime dhe kushtet e jetesës për shumë njerëz. Unë do të pezulloj përgjithmonë migracionin nga të gjitha vendet e botës së tretë për t’i lejuar sistemit të SHBA-së të rikuperohet plotësisht”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.

Ai thekson se do të përmbysë shumë nga politikat e lidhura me imigracionin të miratuara gjatë administratës së mëparshme të ish-presidentit Joe Biden.

Presidenti amerikan tha se “do të ndërpresë të gjitha milionat e pranimeve të paligjshme të Joe Bidenit, duke përfshirë ato të nënshkruara nga stilolapsi automatik i Bidenit ‘të përgjumur’ dhe të largojë këdo që nuk është pasuri e pastër për SHBA-në ose që është i paaftë ta dojë vendin tonë”.