Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA po zhvillon negociata “shumë të thella” me Hamasin dhe i ka bërë thirrje grupit palestinez të lirojë të gjithë pengjet e mbajtura në Gaza.
“Ne jemi në negociata shumë të thella me Hamasin,” tha Trump para gazetarëve.
Më herët gjatë javës, ai kërkoi publikisht nga Hamasi të kthejë të gjithë pengjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Thuajini Hamasit të KTHEJË MENJËHERË të gjithë 20 pengjet [jo 2, jo 5, jo 7!], dhe gjërat do të ndryshojnë shpejt. LUFTA DO TË PËRFUNDOJË!”, shkroi Trump në rrjetin e tij Truth Social të mërkurën.
Pas kësaj, Hamasi përsëriti gatishmërinë e tij për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund luftës. /mesazhi








