Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të ndërpresë të gjithë tregtinë me Spanjën pasi ndaloi SHBA-në të përdorë bazat në territorin e saj për të kryer sulme ndaj Iranit, raporton Anadolu.
“Do ta ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asgjë me Spanjën”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale teksa priti kancelarin gjerman Friedrich Merz.
Qeveria spanjolle tha të hënën se SHBA-ja as nuk ka përdorur, e as nuk do të përdorë, bazat ushtarake spanjolle për të kryer sulme kundër Iranit, duke këmbëngulur se Spanja mban kontroll të plotë mbi objektet e saj sovrane.



