Trump: Video-lojrat fajtore për masakrat në shkollat amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojrat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump tha se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojrave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.

“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë.

Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.